Lirohet babai që rrahu keq vajzën e vet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Lirohet babai që rrahu keq vajzën e vet në Prishtinë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një burrë është ndaluar, e më pas është liruar në procedurë të rregullt policore për dhunë familjare.

Në shtëpinë e tij në rrugën “Kadri Zeka”, në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:30, ai kishte rrahur keq vajzën e vet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër shqiptare .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës.

Kujtojmë se vetëm pak kohë para kësaj, një fëmijë 14 vjeç ka ndërruar jetë nga plagët që i kishte shkaktuar i ati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat