Aksident tragjik në Laç, vdesin dy të rinjtë nga Tirana

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Laç, vdesin dy të rinjtë nga Tirana

Më: 26 maj 2018 Në ora: 23:16
Aksidenti

Dy të rinj humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në mbrëmje sot në autostradën Milot -Fushë Krujë

Automjeti Volkswagen me targë AA 744 NJ, doli nga rruga duke pësuar dëme të mëdha, ku për pasojë shoferi dhe një nga pasagjerët ndërruan jetë.

Policia e Kurbinit njofton se  shoferi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe pasagjeri K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë 2 pasagjerët e tjerë M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe A.C. 23 vjeç,  ndodhën nën kujdesin mjekësor. M.U. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, - njofton policia - kurse A.C. është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat