Dy të vdekur dhe një i lënduar pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Dy të vdekur dhe një i lënduar pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më: 28 maj 2018 Në ora: 16:02
Foto nga aksidenti

Dy persona kanë vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Lugagji, komuna e Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Agron Borovci.

“Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona ndërsa një është e lënduar rëndë. Në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe tri vetura. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe ka nisur një hetim të detajuar lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri tek ky aksident tragjik”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat