Një person është plagosur të enjten në Prishtinë, nga disa persona të tjerë të panjohur, në rrugën “Eqrem Çabej”.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa është duke e hetuar rastin.
“…dyshohet që nga të shtëna me armë zjarri nga person-a të panjohur ka pësuar lëndime trupore në këmbë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Rasti vazhdon të hetohet nga njesitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.