Aksident i rëndë, makina me tre gra në bord përplaset dhunshëm, një e vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, makina me tre gra në bord përplaset dhunshëm, një e vdekur

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:44
Ilustrim

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të premte në Gjirokastër në dalje të fshatit Jorgucat.

Dy makina janë përplasur fuqimisht e si pasojë e impatkti një grua ka mbetur e vdekur. Gruaja në fjalë udhëtonte në një makinë së bashku me dy gra të tjera ndërsa në automjetin tjetër një shofer mashkull. Ka qenë ky i fundit i cili ka goditur makinën ku udhëtonin tre gratë, duke sjellë kështu vdekjen e njërës prej tyre.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e shoferit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat