Mundësim të prostitucionit, arrestohet një polic

Kronikë e zezë

Mundësim të prostitucionit, arrestohet një polic

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar në Gjilan një zyrtarë policor me iniciale F.Sh, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”, si dhe të dyshuarën D.K shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Inspektoriati thotë se përmes rrugëve operative kishte pranuar disa informacione lidhur me dyshimet e kryerjes së veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” nga një zyrtar policor.

“Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Si rezultat i këtyre veprimeve të përbashkëta hetimore dhe duke aplikuar edhe masat e fshehta, në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (08.06.2018) në Gjilan është bërë ekzekutimi i urdhëresës së lëshuar nga gjykata për simulim të veprës penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, me ç’rast është arrestuar zyrtari policor F.Sh  me dyshimin se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” si dhe  të dyshuarën D.K shtetase e Republikës së Shqipërisë. Të njëjtëve me vendim të Prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e inspektoriati.

Gjithashtu, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për  zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat