Vidhnin paratë në punë, policia arreston dy vajzat e reja

Kronikë e zezë

Vidhnin paratë në punë, policia arreston dy vajzat e reja

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 22:35
Ilustrim

Policia ka arrestuar dy vajza në Fier, të akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në vendin e tyre të punës.

Vajzat, 24 dhe 28 vjeçare kishin vjedhur në mënyrë të përsëritur kasën e supermarketit ku ato punonin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetaset Sonila Gj. 24 vjeçe dhe Eriselda M. 28 vjeçe, banuese në Lushnje. Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen ‘Skënder Libohova’ Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.”- sqaroi policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat