Një person është hedhur këtë pasdite në nga lartësia e një pallati në Shkodër dhe fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Isuf Sokoli dhe hedhja nuk ka qenë e vogël por nga kati i tretë i pallatit. Fjala është për shtetasin me inicialet K.M, 42 vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Pavarësisht hedhjes, 42 vjeçari ka arritur të shpëtojë me disa dëmtime në pjesën e kokës.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore.
Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.