Korçarët ikin në Greqi, hajdutët bëjnë kërdinë

Kronikë e zezë

Korçarët ikin në Greqi, hajdutët bëjnë kërdinë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:09
Korçë

Gjatë orëve të mbrëmjes një banesë është tentuar të vidhet në qytetin e Korçës.

Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë hyrë në një apartament në lagjen 16 të qytetit nëpërmjet baxhos të pallatit.

Hajdutët kanë çarë tavanin për të depërtuar brenda banesës. Mësohet se cifti i bashkëshortëve, pronarë të apartamentit ishin emigrantë ne shtetin grek ndërsa dy djemtë e tyre ishin studentë në Strugë.

Kanë qenë pikërisht djemtë ata të cilët kur kanë hyrë në banesë kanë zbuluar se ajo ishte dhunuar dhe sinjalizuan policinë.

Nuk dihet nëse hajdutët kanë arritur të grabisin ndonjë gjë me vlerë apo jo pasi pritet ardhja e çiftit të bashkëshortëve nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat