Shoferi i kamionit me kokainën në banane nuk 'lëshon' qelinë!

Kronikë e zezë

Shoferi i kamionit me kokainën në banane nuk 'lëshon' qelinë!

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:16
Shoferi i kamionit

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për liri të Armando Pezakut, shoferit të kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas.

Pezaku iu drejtua gjykatës me një kërkesë penale për shfuqizimin e masës “arrest në burg”, caktuar ndaj tij në 2 Mars 2018. Kërkesa e shoferit të kamionit të kokainës u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi rrëzimin e saj, shkruan AbcNews.

Pezaku dhe i bashkëarrestuari me të, Donaldo Lushaj, menaxher i “Arbi Garden” qëndrojë në qeli nga java e parë e muajit Mars.

Në vijimësi, ai ka mbajtur qëndrim moue në lidhje me akuzën.

I arrestuar është edhe administratori i shoqërisë “Arbi Garden”, Arbër Çekaj. Ai u prangos në Gjermani, nga ku po pret ekstradimin drejt Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat