Arrestohet në Tiranë 22-vjeçari malazez i dyshuar për vrasjen e një ruseje

Kronikë e zezë

Arrestohet në Tiranë 22-vjeçari malazez i dyshuar për vrasjen e një ruseje

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes si dhe kapja e tij.

22-vjeçari dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi.

Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat