Një 25-vjeçar u arrestua nga Policia e Gjirokastrës pasi akuzohet se ka mashtruar duke iu premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta se do t’i transportonte në Tiranë me automjetin e tij kundrejt një fitimi prej 100 Eurosh secili.
Laert Zisi, 25 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër pasi u ka marrë paraprakisht 100 Euro i ka zbritur nga automjeti në afërsi të "Urës së Subashit" ku janë gjetur e shoqëruar nga shërbimet e Policisë.
Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip "Seat Ibiza".