Blen katër televizorë për botëror, gruaja e kërcënon me padi

Kronikë e zezë

Blen katër televizorë për botëror, gruaja e kërcënon me padi

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 18:34
Ilustrim

Një izraelite ka paralajmëruar se do të padisë bashkëshortin e saj për blerjen e katër televizorëve për të parë Kupën e Botës në futboll.

Sipas gazetës Mariv, një grua 40-vjeçare është e zemëruar, pasi ajo nuk dëshiron që shtëpia e saj të kthehet në një "klub të zhurmshëm meshkujsh".

Ajo i sugjeroi burrit të saj t’ua dhurojë televizorët atyre që kishin nevojë për të, por ai nuk pranoi. Pastaj ajo i ofroi të zhvendoset përkohësisht te prindërit e tij, të cilin ai gjithashtu nuk pranoi.

Pas kësaj, ajo kërcënoi se do të padisë bashkëshortin nëse ai do të qëndronte në shtëpi.

Izraelitja u ankua se burri i saj e kishte kërcënuar se do t’ia thyente kokën me televizor nëse ajo ia ndalon ta ndjekë botërorin Russia 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat