Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë, një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është përplasur në një kafshë (lopë), e cila kishte qenë duke e kaluar rrugën.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy pasagjerët, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Vushtrrisë, të njëjtit janë liruar.
Rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.