Maskat grabisin blindin me rreth 165 mijë euro në Leposaviq - Bota Sot
Maskat grabisin blindin me rreth 165 mijë euro në Leposaviq

Kronikë e zezë

E martë, 25 shtator 2018

Maskat grabisin blindin me rreth 165 mijë euro në Leposaviq

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:49
Ilustrim

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur rreth 20 milionë dinarë të Serbisë ose 165 mijë euro nga automjeti i firmës ‘Henderson’ që po transportonte para të gatshme nga kufiri i Jarinjës në drejtim të veriut të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të kp.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Kajkovo afër Leposaviqit, ku ka pasur edhe të shtëna armësh.

“Dyshohet se blindi është përcjellë fillimisht nga kufiri i Jarinjës prej katër automjeteve, nga të cilat më vonë te vendi Kajkovo kanë dalë disa persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kanë bllokuar blindin dhe kanë arritur të grabisin 20 milionë dinarë”, kanë thënë burimet.

Sipas burimeve, paratë që po transportoheshin nga Serbia destinacion kanë pasur disa filiale të bankës komerciale të Beogradit dhe postave të Serbisë që operojnë në veri të Kosovës.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti. Sipas tij, një automjet ‘Skoda Octavia’ me targa KS në të cilin janë gjetur prova të mjaftueshme materiale se ka qenë pjesë e këtij sulmi, është gjetur i braktisur në Melenicë të Shalës së Bajgorës.

“Në bazë të informatave të deritashme dyshohet se janë grabitur rreth 18 milionë dinarë dhe policia është duke punuar intensivisht në kapjen e autorëve”, ka thënë Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test