Dy të rinj e nxorrën trupin e tij nga deti në Durrës, zbulohet identiteti i personit të mbytur - Bota Sot
Dy të rinj e nxorrën trupin e tij nga deti në Durrës, zbulohet identiteti i personit të mbytur

Kronikë e zezë

E hënë, 24 shtator 2018

Dy të rinj e nxorrën trupin e tij nga deti në Durrës, zbulohet identiteti i personit të mbytur

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:00
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në plazhin e Golemit në Durrës, ku një burrë i moshuar është nxjerrë i pajetë nga deti.

Trupin e 67 vjeçarit, të identifikuar tashmë si Lirim Hoxha, arritën ta nxjerrin dy djem të rinj. Policia ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen ndërsa dëshmitarët thanë se të rinjtë e kishin gjetur të vdekur të moshuarin në det.

 “Më datë 18.06.2019, rreth orës 12:19, në plazhin e Golemit gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det është mbytur aksidentalisht shtetasi L. H., 67 vjeç, banues në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test