Policia e Kosovës ka njoftuar se paraditen e së martës në Fushë Kosovë, një personi i është grabitur portofoli me 250 euro.
Viktima ka raportuar se portofoli i ishte grabitur nga gjepi nga një person i panjohur.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur derisa policia është duke e hetuar rastin si grabitje.