Vdes 24-vjeçari në Mitrovicë, ra nga kati i gjashtë i ndërtesës

Kronikë e zezë

Vdes 24-vjeçari në Mitrovicë, ra nga kati i gjashtë i ndërtesës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë.

Policia e ka konfirmuar rastin tragjik.

“Një person 24-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese afër sallës së sporteve ‘Minatori’”, tha drejtoresha e Policisë Rajonale të Mitrovicës Jugore, Afërdita Mikullovci.

Viktima është pa shenja jete.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Rasti sipas drejtoreshës Mikullovci ka ndodhur rreth orës 23:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat