17-vjeçari me armë dhe maskë tenton të grabisë taksistin

Kronikë e zezë

17-vjeçari me armë dhe maskë tenton të grabisë taksistin

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 08:40
Ilustrim

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka tentuar të grabisë me maskë dhe me armë zjarri një taksist.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 15:30 të ditës së djeshme, ku i riu S. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç,  banues në fshatin Kuqan, që ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës "Benz Mercedes".       

"Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një  telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan", sqaron policia. 

Nga kontrolli i ushtruar, adoleshentit  iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet.

Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat