Polica e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gllogoc pasi që ka rrahur bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare- bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan “Bota sot”
Kurse, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.