Pengon personin zyrtar, arrestohet

Kronikë e zezë

Pengon personin zyrtar, arrestohet

Nga: Bota Sot Më: 21 qershor 2018 Në ora: 10:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar pasi ka penguar personin zyrtar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i respektuar urdhrat i ka penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, shkruan "Bota sot".

Po ashtu, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat