Aksident komunikacioni në Koçani, lëndohet një motoçiklist

Kronikë e zezë

Aksident komunikacioni në Koçani, lëndohet një motoçiklist

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Një motoçiklist është i lënduar rëndë në një aksident komunikacioni në Koçani. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë reth orës 11:40 në udhëkryqin nga rruga “Dimitar Vllahov” dhe rruga “Bell Kamen” në Koçani. Automjeti “Opel Insignia” me tabela të regjistruara italiane e drejtuar nga R.F(47) dhe motoçikleta “Suzuki” me tabela bullgare të regjistrimit e drejtuar nga N.Z (31).

Në aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka marr lëndime të rënda trupre, dhe pas ndihmës mjeksore në Institucionin Publik Shëndetësor në Koçani ka qenë i transferuar në klinikën “Nëna Terezë” në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga stacioni policor i Koçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat