Lezhë, pranga dy personave të shpallur në kërkim - Bota Sot
Lezhë, pranga dy personave të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Lezhë, pranga dy personave të shpallur në kërkim

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 09:18
Ilustrim

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Në pranga u vunë Eriger (Gentian) Bushi, 38 vjeç dhe Bruno (Maks) Cenaj, 25 vjeç.

"38-vjeçari Bushi është person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë", thotë policia.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e kishte dënuar atë me burg për për veprat penale " Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve"" Kanosja" dhe " Plagosje e lehtë me dashje"

Ndërsa 25-vjeçari  Bruno ( Maks) Cenaj u arrestu pasi po e njëjta gjykatë në Kurbin e kishte dënuar atë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test