Arrestohet një person për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për tentim vrasje

Nga: Bota Sot Më: 22 qershor 2018 Në ora: 09:37
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është arrestuar një person për tentim vrasje.

Ngjarja e cila ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

“Është arrestuar me 21.06.2018 i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet që me qëllim ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar (me veturë), të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan "Bota sot".

Kurse, raportohet se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat