U kërkua prej mëngjesit, arrestohet i dyshuari për vjedhje në Prizren - Bota Sot
U kërkua prej mëngjesit, arrestohet i dyshuari për vjedhje në Prizren

Kronikë e zezë

E premte, 20 korrik 2018

U kërkua prej mëngjesit, arrestohet i dyshuari për vjedhje në Prizren

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:29
Ilustrim

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftua se pas një pune operative hetimore në terren ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një të dyshuar nga Prizreni.

Sipas PK-së, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti rreth orës 03:45 minuta ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Reshat Karjagdiu”.

Gjatë intervistës, janë sqaruar edhe disa raste tjera që ishin nën hetim dhe që kishin ndodhur ditë më parë. Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test