Një 30 vjeçare ka ndërruar jetë në Korçë pas konsumimit të fotoksinës.
E ndjera është Dorina Kaçellari, e cila u gjet nga bashkëshortin në tualetin e banesës e pajetë. 30 vjeçarja është nënë e tre fëmijëve.
Policia thotë se familjarët gjejnë trupin e pajetë në banesë në fshatin Symiz.
Pavarësisht se është transportuar me urgjencë për në spitalin e Korçës, e reja nuk ka arritur të mbijetojë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.