Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në Prishtinë, një veturë e tipit Seat Toledo ngjyrë e kaltër me targa të Shqipërisë, dyshohet se kishte goditë një femër, të cilës i kishte shkaktua lëndime të lehta trupore.
Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi.
Kurse, vozitësi pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar.