Prishtinë, godet këmbësoren me veturë, largohet nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Prishtinë, godet këmbësoren me veturë, largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 15:06
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku me lëndime.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se  një veturë e tipit “Seat Toledo”, ngjyrë e kaltër me targa të Shqipërisë,  dyshohet se ka goditur viktimën  e gjinisë femërore.

Pas rastit, viktima për shkak të lëndimeve trupore të marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Vozitësi i veturës pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat