Bllokohet makina e italianit me 479 kg kanabis, 96 kg në formë çokollate

Kronikë e zezë

Bllokohet makina e italianit me 479 kg kanabis, 96 kg në formë çokollate

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 08:16
Ilustrim

Policia ka bllokuar mëngjesin e sotëm në Qafën e Gjashtës në Sarandë një autokamper, i cili drejtohej nga një turist italian.

Burime të besueshme të Ora News bëjnë të ditur se të nisur nga dyshimet e mjetit agjentët e policise bënë  shoqërimin e  makinës në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner.

Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishin fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate. Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli.

Policia ende nuk ka dhene detaje apo informacione ne lidhje me kete sasi te kapur vetëm para pak minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat