Ekspozon kallashin në Facebook, ndalohet 15 vjeçari

Kronikë e zezë

Ekspozon kallashin në Facebook, ndalohet 15 vjeçari

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 11:37
Ilustrim

Policia në Kaçanik kanë arritur ta identifikojnë 15 vjeçarin nga fshati Begracë pasi që i njëjti kishte ekspozuar përmes fotos se kishte në posedim një armë AK-47

Pas konsultimit i njëjti e kishte pranuar se posedonin armën të cilën e kishin të fshehur në dhomën e prindit të tij të dyshuarit e që sipas nënës së tij ai ishte jashtë shtetit.

Arma së bashku me 2 karikatorë, pa municion ishin konfiskuar. Është intervistuar dëshmitari, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti mbetet nën hetime derisa të kthehet dhe të intervistohet edhe i dyshuari. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat