Është shkelur me veturë tetëvjeçari në Sllupçan

Kronikë e zezë

Është shkelur me veturë tetëvjeçari në Sllupçan

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 21:00
Ilustrim

Tetëvjeçari nga Sllupçani është lënduar pasi e ka goditur vetura “Opel Corsa”.

Djaloshi me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ku pas ndihmës mjekësore është dërguar në Qendrën e Urgjencës para kompleksit “Nëna Terezë” në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur dje reth orës 15:00 në rrugë lokale në Sllupçan deri në fshatin Rudnicë. Vetura është drejtuar nga B.I (30) nga fshati Sllupçan me vendqëndrim të përkohshëm në Zvicër.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është bërë nga e ekipit të SPB Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat