Aksident i rëndë në Gjilan, përfshihen dy vetura dhe një motoçikletë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gjilan, përfshihen dy vetura dhe një motoçikletë

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 22:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Para pak minutash, një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Gjilanit, ku janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se vozitësi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjilanit, kurse personat tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë marrë lëndime të rënda.
Ai ka thënë se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

“Po ka ndodhur një aksident në mes dy veturave dhe një motoçiklete. Vozitësi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjilanit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Hashani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat