Rrëmbehet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Rrëmbehet një person në Prishtinë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Policia ka raportuar se në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë ka ndodhur një r rrëmbim të një personi nga dy të dyshuar shtetas të Shqipërisë.

Të dyshuarit  arrestuar me dyshimin se kishin kryer rrëmbimin, ndërsa lirimin e viktimës e kanë bërë në këmbim të hollave rreth 5 mijë eurove. 

 Është intervistuar edhe viktima e rastit të cilit i është dhënë tretmani mjekësor dhe po i njëjti është i dyshuar dhe është arrestuar për kryerje të veprës: ‘shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve’. 

Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit për veprat e lartcekura dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat