Qëlloi me armë zjarri efektivin, arrestohet 24-vjeçari nga Tirana

Kronikë e zezë

Qëlloi me armë zjarri efektivin, arrestohet 24-vjeçari nga Tirana

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 18:55
Ermal Bregu

Ka përfunduar dje në prangat e policisë një 24-vjeçar që ishte në kërkim për plagosjen e efektivit të policisë Ermal Bregu.

Burime bëjnë me dije se i arrestuari është Daniel Manushi, që plagosi 8 muaj më parë efektivin duke e qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi më 28 nëntor të 2017-s, jashtë një lokali në lagjen “Kongresi i Lushnjës”. Punonjësi i policisë, me detyrë agjent krimesh i Komisariatit nr.1 në kryeqytet, ishte jashtë orarit të shërbimit në momentin kur u konfliktua me 24-vjeçarin, i cili e qëlloi më pas me armë duke e lënë të plagosur.

Njoftimi i plotë: 

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor: D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 2853, të datës 22.12.2017, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 28.11.2017, në zonën e ish-Parkut, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. B.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat