Masakroi djalin me mjete të forta, rrëfimi i babait në polici: Pse e vrava!

Kronikë e zezë

Masakroi djalin me mjete të forta, rrëfimi i babait në polici: Pse e vrava!

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 23:11
Ilustrim

Babai i pesë fëmijëve, Xhavit Tema, qe la te vdekur pas rrahjes, djalin tij, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 korrik, ka dhënë versione të ndryshme mbi shkakun e goditjes së të birit me sende të forta.

Nga ana tjetër, 70- vjeçari nuk ka shprehur aspak pendesë për një veprim të tillë. 

“Djali nuk kujdesej për familjen tonë dhe as nuk punonte për të siguruar të ardhura”, ka thënë i moshuari para Policisë.

Nisur nga kjo, hetuesit dyshojnë se i moshuari mund të vuajë nga probleme mendore. Kjo përforcohet edhe nga mënyra se si e ka sulmuar të birin ndërsa po flinte. Ai ka marrë një shkop prej hekuri, që përdoret për shtypjen e ullinjve për prodhimin e vajit.

Pasi ka hyrë në dhomën ku flinte i biri, e ka goditur me forcë në kokë duke e lënë pandjenja. Më pas ka shkuar te dhoma e nuses së djalit tjetër, të cilën gjithashtu e ka goditur me të njëjtin shkop. Ndërsa goditja në kokë për 41-vjeçarin rezultoi fatale, 24-vjeçarja ka marrë vetëm plagë në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat