Tjetër aksident me fatalitet, 37 vjeçarja e lë të vdekur 43 vjeçaren në Shtime

Kronikë e zezë

Tjetër aksident me fatalitet, 37 vjeçarja e lë të vdekur 43 vjeçaren në Shtime

Nga: P.R Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot  rreth orës  14:35 minuta në hyrje të Shtimes.

Sipas Policisë, një 37 vjeçare ka goditur këmbësoren 43 vjeçare, e cila pas lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë në QKUK.

“Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  V.SH. ( f/sh/k  37 vjeçare),e cila  ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta  pëson lëndime të rënda trupore. E  lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se  nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa  ngasësja e  veturës është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat