Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në qytetin e Elbasanit, ku një i ri i moshës 25 vjeçare është hedhur nga lartësia e katit të pestë të një pallati.
Policia njofton se i riu me inicialet K.K, banues në Tiranë, vuan nga çrregullimet mendore. Fatmirësisht për 25 vjeçarin hedhja nga lartësia e konsiderueshme nuk ka qenë vdekjeprurëse. Aktualisht i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Në lagjen ‘Sul Papri’, Elbasan, shtetasi K.K., rreth 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i një pallati. Shtetas K.K., menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut”, njofton policia.