Aksident i rëndë mes tri veturave në Gllarevë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë mes tri veturave në Gllarevë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:51
Pamje nga veturat e aksidentuara

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Gllarevë.

Sipas një dëshmitari, në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa nga fotot që ka dërguar shihen dëme të mëdha materiale, por nuk dihet ende për gjendjen  shëndetësore të personave që kanë qenë brenda në vetura.

Media ka kontaktuar me policinë e rajonit të Pejës, mirëpo të njëjtin kanë thënë se ende nuk kanë informacione për këtë aksident dhe sapo të kenë do të informojnë për çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat