Dibër, 48 vjeçari gjendet i varur në kasollen e banesës së tij - Bota Sot
Dibër, 48 vjeçari gjendet i varur në kasollen e banesës së tij

Kronikë e zezë

E martë, 13 nëntor 2018

Dibër, 48 vjeçari gjendet i varur në kasollen e banesës së tij

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:07
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, pranë fshatit Katund i Vogël në Maqellarë.

Policia raporton vetëvrasjen e një 48 vjeçari i cili sipas autoriteteve vuante nga problemet mendore.

48 vjeçari me inicialet A.N është gjetur i varur në ambientet e një kasolleje pranë banesës së tij.

“Në fshatin Katund i Vogël, Maqellarë, në kasollen e barit, pranë banesës së tij, është gjetur i pa jetë (vetëvarur), shtetasi A.N., 48 vjeç, banues në Katund i Vogël. Ky shtetas vuante nga probleme mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale”, njofton Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test