Kush është vlonjati i arrestuar në Itali me 35 kg drogë

Kronikë e zezë

Kush është vlonjati i arrestuar në Itali me 35 kg drogë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 11:09
Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një korrier shqiptar droge, banues në Vittoria, i cili transportonte 35 kile hashash.

Krenar Neziraj, 49 vjeç nga Vlora, u ndalua për një kontroll të makinës së tij, Fiat Croma, dhe në momentin e parë u përpoq të largohej, çka solli ndërhyrjen e skuadrës së lëvizshme.

Kontrolli i makinës zbuloi një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kile.

E ndarë në doza, droga do të vlente 350 mijë euro.

Ndërkaq bëhet e ditur se Neziraj, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, nuk ka pasur precedentë penalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat