Dhunon babain dhe kundërshton policinë, arrestohet 37-vjeçari

Kronikë e zezë

Dhunon babain dhe kundërshton policinë, arrestohet 37-vjeçari

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 11:39
Ilustrim

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj babait të tij.

Personi i arrestuar është shtetasi Kastriot Mata, 37 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Ura Vajgurore.

Sipas policisë, arrestimi i tij u krye pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj të babait të tij shtetasit N.M, 62 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat