U aksidentua në gjendje të dehur, arrestohet 37-vjeçari në Berat - Bota Sot
U aksidentua në gjendje të dehur, arrestohet 37-vjeçari në Berat

Kronikë e zezë

E premte, 20 korrik 2018

U aksidentua në gjendje të dehur, arrestohet 37-vjeçari në Berat

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Një 37-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në flagrancë nga Seksioni i Policisë Rrugore të Beratit.

Daniel Hoxha drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për këtë arsye u bë burim aksidenti, duke u përplasur me një mjet me targa kosovare.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kryqëzimi i Lapardhasë, ndërsa pas testit të alkoolit, 37-vjeçari rezultoi i dehur në masën 1.51 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test