Shkup, zbulohen 25 emigrantë ilegal nga Pakistani

Kronikë e zezë

Shkup, zbulohen 25 emigrantë ilegal nga Pakistani

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:39
Ilustrim

Gjithsej 25 emigrantë ilegal nga Pakistani, prej të cilëve një i mitur, janë gjetur këtë mëngjes në një makinë ngarkuese tek lokaliteti arkeologjik në Stobi.

Siç njoftojnë nga MPB, këtë mëngjes në orën 05:00 zyrtarët policorë kanë tentuar të ndalojnë makinën “Renault Master” me targa të Shkupit në rrugën e vjetër Negotinë-Gradsko.

Shoferi ka ndaluar, por doli nga makina dhe është larguar.

Hetime në vendin e ngjarjes janë kryer, ndërsa emigrantët janë dorëzuar në Stacionin Policor në Negotinë për procedurë të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat