Gjendet trupi i pajetë i një personi në Përrenjas - Bota Sot
Gjendet trupi i pajetë i një personi në Përrenjas

Kronikë e zezë

E hënë, 24 shtator 2018

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Përrenjas

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:43
Ilustrim

Një person i cili rezultonte i zhdukur prej afro një muaji, është gjetur i pajetë buzë një përroi.

Mbrëmjen e djeshme, e hënë, policia e Përrenjasit u njoftua se në malin e Blacës, Përrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Viktima u identifikua si Besim Allka, 44 vjeç, banues në Gramsh.

Allka ishte i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18 qershor nga familjarët.

Nga dëshmitë e familjarëve rezulton se ai vuante nga çrregullime mendore. Aktualisht janë në vijim hetimet për zbulimin e rrethanave të vdekjes së 44-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test