Tre burra dhunojnë dhe vjedhin në rrugë 91-vjeçarin

Kronikë e zezë

Tre burra dhunojnë dhe vjedhin në rrugë 91-vjeçarin

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Tre persona u arrestuan nga policia e Korçës, pasi i vodhën me dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë, por që nga hetimet e kryera u zbulua se janë autorë të disa grabitjeve të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë, dy muajt e fundit.

Në sajë të operacionit të koduar “Vizitorët” u arrestuan  Ilir Abazi, 42 vjeç, banues në Shkodër, Fisnik Hajro, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe Tonin Nika, 65 vjeç, banues në Shkodër.

Në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri të moshuarit me inicialet H.F, 91 vjeç, banues në Korçë. 

Dyshohet së ata mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.

“Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan një automjet tip “BMË", tre aparate celularë, një shumë prej 35000  të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë”, njoftoi policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat