E shtypi makina sapo zbriti nga furgoni me të bijën përdore, nëna e 3 fëmijëve u përplas para shtëpisë

Kronikë e zezë

E shtypi makina sapo zbriti nga furgoni me të bijën përdore, nëna e 3 fëmijëve u përplas para shtëpisë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 17:06
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçare ka ndodhur sot në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht.

Policia njofton se mjeti tip “Volkswagen”, me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen me inicialet A.J.

45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sic shkruan “Opinion.al”, viktima quhet Armanda Jaçellari dhe ajo sapo kishte zbritur nga një furgon i linjës Lin-Udënisht, kur u përplas nga makina. Aksidenti ndodhi shumë pranë shtëpisë së saj, ndërsa ajo la jetimë 3 fëmijë. Gjithashtu bëhet me dije se gruaja mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua. Fatmirësisht, fëmija ka shpëtuar pa lëndime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat