Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.
Sipas policisë i arrestuari në Pejë, ka vjedhur lopë dhe vejta, ku më pas i ka prerë dhe shitur në treg.
“Me datën 11.07.201, njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, ku i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka blerë bagëti (lopë dhe viça) të vjedhura dhe të njëjtat i ka prerë, ku mishin e ka shitur në tregun e Pejës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.