Sherr me thika në Tepelenë, tentoi të therë 58 vjeçarin

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Tepelenë, tentoi të therë 58 vjeçarin

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 11:35
Ilustrim

Një 31-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia në Tepelenë pasi gjatë një sherri ka tentuar të vrasë me thikë një 58-vjeçar.

Edmir Korçari, 31 vjeç, banues në Fier u vu në pranga pasi në hyrje të qytetit për motive të dobëta, ka debatuar e më pas ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat