Një tjetër shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

Kronikë e zezë

Një tjetër shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 15:31
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shqiptar është arratisur nga burgu i Tiranthias në Nafplion, Greqi.

Sipas mediave greke, shqiptari është rreth 30 vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti  i tij.

Raportohet se ai kishte dalë mëngjesin e së shtunës nga qelia, së bashku me të burgosurit e tjerë, por më pas nuk është vënë re.

Autoritetet e burgut kanë vënë larmin dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për shqiptarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat