(E plotësuar) - Sot rreth orës 04.25 minuta, në “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekje prurëse ka marr, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë.
Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.).
Me këtë rast, lëndime trupore kanë marr edhe tre persona të tjerë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
***
Një 43 vjeçar ka mbetur i vdekur kurse tre persona tjerë janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në rrugën Ferizaj-Gjilan.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhhënsi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Nexhat Xhokrri.
Xhokrri ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:20 minuta.
“Hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes”, tha Xhokrri.
Zëdhënësi i Policisë gjithashtu ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave ka qenë me targa të huaja.
Mësohet se shkaktar i aksidentit ka qenë mos-përshtatja me kushtet e rrugës dhe tejkalimi i shpejtësisë.
Kujtojmë që pikërisht një javë më parë në Suharekë, humbën jetën 5 anëtarë të një familje si pasojë e një aksidenti në Duhël.
Sipas statistikave të Policisë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kanë humbur jetën 51 persona nëpër aksidente trafiku.
Përkundër se është shqiptuar një numër i madh i tiketave, dhe ndryshimit të ligjit për dënimet në trafik, numri i aksidenteve vazhdon të mbetet i madh.
Aksident tragjik, një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë në Ferizaj
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20 minuta në Ferizaj konkretisht në rrugën Ferizaj-Gjilan.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Nexhat Xhokrri.
Zëdhënësi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Njësiti i Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.